Lajme

“Mocioni, e pastaj demarkacioni”

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 09 May 2017

I dyti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se të mërkurën do të jetë vetëm një rend dite në Kuvendin e Kosovës, ajo e mocionit të mosbesimit të qeverisë të nisur nga partitë opozitare.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Interaktiv, Haziri ka thënë se LDK është e unifikuar dhe nesër do ta dëshmojë këtë duke votuar për të vazhduar marrëveshjen e qeverisjes me PDK-në.

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit, më herët gjatë ditës njoftoi se ka biseduar në telefon me ndihmëssekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Yee, i cili i ka kërkuar që nesër çështje e demarkacionit me Malin e Zi të futet në rend dite para çështjes së mocionit.

-Advertisement-

“Deputetët janë të njoftuar zyrtarisht se nesër qeveria prej orës 10:00 do të testohet me mocionin për mosbesim. Ne besojmë shumë që seanca për mocion do të jetë e vetmja që do të mbahet nesër. Demarkacioni dhe disa ligje janë prioritet për Kosovën. Kosova duhet t’i miratojë, por pas përfundimit të seancës për mocion, nesër, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit besoj se do të ulen dhe do të koordinojnë agjendën e përbashkët lidhur me këto ligje”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera