Lajme

Ministri grek i Mbrojtjes: Tezat e Shqipërisë së Madhe i dënojmë ashpër

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 08 May 2017

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos në një intervistë në mediat greke, ka paralajmëruar se teza nacionaliste për “Shqipërinë e madhe” nuk i shërben marrëdhënieve mes dy vendeve.

Duke iu referuar marrëdhënieve greko-shqiptare, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare theksoi se Shqipëria duhet të kuptojë se është në interesin e saj që të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë, shkruan Lapsi.al.

“Ne duhet të flasim me Shqipërinë, për çështje të tilla si, për shembull, për progresin e mëtejshem drejt Evropës, të drejtat e vorioepirit, por jo për çështje që janë në kurriz të Greqisë apo të supozimeve që janë mbyllur tashme. Ideja e Shqipërisë së madhe dhe grupimet ekstremiste islamike funksionojnë vetëm kundër pozitave te Shqipërisë, i rendojnë me shume ato. Debate te tjera si ato për ndryshim kufijsh në Ballkan janë thjesht provokime dhe teza te nacionalisteve dhe Greqia jo vetëm nuk i përkrah, por i dënon ashpër ato”,  tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera