Sport

⚽️ FFK deklarohet për ndeshjen Liria – Drita

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 08 May 2017

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar më në fund në lidhje me ndeshjen e ndërprerë mes Lirisë dhe Dritës.

Skuadra prizrenase shënoi nga pika e bardhë në minutën e 89-të, ndërsa pas golit të epërsisë tifozët mysafirë pushtuan fushën.

Në prag të rezultatit 1-0 për vendasit gjyqtari Selim Isufi konfirmoi për ndeshjen e ndërprerë.

-Advertisement-

FFK ka thënë se tifozët mysafirë kishin sjellje të dhunshme.

“Ndeshja ndërmjet Lirisë dhe Dritës u ndërpre në minutën e 89-të pasi tifozët e Dritës patën sjellje të dhunshme, të revoltuar pas golit të vendësve nga penalltia. Vendimin për këtë ndeshje do ta marrë Komisioni i Garave”, thuhet në faqen e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera