Auto&Tech

Nissan GT-R vjen në Kosovë dhe ju mund ta provoni atë! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 08 May 2017

Nissan GT-R është njëra ndër tri katër veturat më të shpejta në botë, e cila arrin në 100km/h për vetëm 2.9 sekonda. Po mirë e keni lexuar, shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë GT-R e arrin për veç 2.9 sekonda.

Dhe të gjithë pjesëmarrësit e panairit të parë të veturave në Prishtinë, “Prishtina International Autoshow” do ta kenë kënaqësinë ta shohin nga afër veturën e ëndrrave të shumë njerëzve kudo.

-Advertisement-

Nissan GT-R do të jetë i ekspozuar në “Prishtina International Autoshow” ekskluzivisht, ndërsa përfaqësuesi zyrtar për Nissan, Renault dhe Dacia në Kosovë, “Auto Mita” e ka ofruar mundësinë e përjetimit të shpejtësisë dhe fuqisë së jashtëzakonshme që e ofron GT-R.

Bashkë me pilotët zyrtarë të Nissan, fituesit e garës së publikuar nga AutoMita do ta kenë mundësinë e përjetimit të shpejtësisë së GT-R përmes përgjigjes së saktë në pyetjen e postimit më poshtë, i cili ua kërkon që ta qëlloni ngjyrën e Nissan GT-R që është i mbuluar por që do të zbulohet së shpejti.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy