Lajme

Veliu thotë se LDK nuk ka pasur mbledhje

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 08 May 2017

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka mohuar se zyrtarët e kësaj partie kanë zhvilluar mbledhje të Kryesisë.

Ndonëse në selinë e LDK-së për afro një orë kanë qëndruar kryeministri Mustafa dhe ministrat e LDK-së, Veliu pa dhënë ndonjë shpjegim ka thënë se nuk është mbajtur kurrfarë mbledhje.

Ndryshe, sot ishte paraparë qe Qeveria ta procedonte në Kuvend marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera