Sport

Të gjithë kërkojnë duel me Joshuan, ndërsa promovuesi Eddie Hearn tregon emrat e kundërshtarëve potencialë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 08 May 2017

Çdo boksier i peshave të rënda është duke u përpjekur që të përfitojë para duke e sfiduar kamponin e ri të boksit, Anthony Joshua.

Kampionë, sfidues mandator (që kanë detyrime për mbrojtjet e titujve) dhe kandidatë të rinj nga të gjitha organizatat e mëdha, janë duke bërë kërkesa që të caktojnë një meç me britanikun.

27-vjeçari e mbrojti me sukses për herë të tretë titullin IBF dhe e fitoi superkurorën WBA në triumfin sensacional ndaj Wladimir Klitschkos, të cilin e rrëzoi në raundin e 11-të.

-Advertisement-

Fitorja ndaj Wladimir Klitschkos e ka ngritur Joshuan në një nivel tjetër (Getty Images)

Meçi me Klitschkon që u zhvillua në Wembley e ka ngritur Joshuan në një nivel të ri dhe misioni i tij i radhës është që të fitojë edhe titujt WBC dhe WBO.

Mirëpo, për të arritur diçka të tillë, ekipi i tij duhet që të gjejë mënyra për t’i përmbushur obligimit në mbrojtjen e titujve IBF dhe WBA.

Joshua humb njërin titull nëse takohet përsëri me Klitschkon

“Nuk është lehtë që të vendoset se çfarë do të bëhet në vazhdim, sepse janë shumë opsione. Askush nuk po bën pengesa, mirëpo edhe kampionët tjerë duan të jenë në krye të radhës”.

“Ende nuk është vendosur se kush do të jetë kundërshtari i radhës i Joshuas. Gjërat do të jenë më të qarta deri kah fundi i javës së ardhshme, pas vendimit për mbrojtje nga Joseph Parker”.

Joseph Parker është në dispozicion nëse AJ dëshiron ta unifikojë divizionin e peshave të rënda (Getty Images)

“Për Parker mendoj se opsionet e ndeshjes së radhës janë Tony Bellew, Dillian Whyte, Deontay Wilder ose Anthony Joshua”.

Pesë kundërshtarët e mundshëm të Joshuas pasi fitoi ndaj Klitschkos (Video)

“Joshua ka një mbrojtje të detyrueshme për titullin IBF… Prandaj, mund të ndodhë një ri-meç me Klitschkon, apo ndoshta me Wilder, Parker ose bullgarin Kubrat Pulev”, ka deklaruar promovuesi i boksit Eddie Hearn.

Kjo do të thotë se propozimi i Tyson Furyt bie poshtë. Përballja me të mund të ndodhë në prillin e vitit të ardhshëm.

Tyson Fury është shprehur i gatshëm të përballet me Joshuan (Getty Images)

Megjithatë, 28-vjeçari Fury fillimisht duhet ta kthejë licencën e boksit që e ka humbur pas problemeve me shëndetin mendor dhe abuzimit me substancat narkotike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera