Uncategorized

BE e lehtësuar pas zgjedhjes së Macron

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 08 May 2017

Të martën është Dita e Evropës, dhe këtë vit liderët e Bashkimit Evropian shpalosën dhuratën e tyre një ditë më herët.

Votuesit francez zgjodhën për president të Francës Emmanuel Macron,  platforma e të cilit përkrah një BE më të fortë dhe një linjë të ashpër negociatash për daljen e Britanisë nga blloku. Ndoshta po kaq i rëndësishëm është fakti se ata refuzuan ekstremin e djathtë, konkurrenten Marine Le Pen, që njihet për përplasjet e saj me BE-në.

“Por nëse tapat e shampanjës po kërcejnë në Bruksel, ruhuni nga kokë dhimbja”,  thuhet në një shkrim në Associated Press.

-Advertisement-

“Negociatat Brexit mund të shkojnë tmerrësisht keq. Zgjedhjet italiane mund të shohin se si një lëvizje anti-euro bëhet partia më e madhe. Financat greke mund të rrënojnë vlerën e monedhës së përbashkët evropiane”

Sipas AP-së përkundër mbështetjes së madhe për Macron në të gjithë kontinentin, kreu i ri francez mbetet një rishtar politik, i papërvojë dhe i paprovuar në çështjet evropiane. Dhe, edhe pse ai feston Bashkimin Evropian, ai ka thënë se blloku ka nevojë për një përshtatje rrënjësore .

Macron e kupton se ai do të duhet të bëjë më shumë dhe ka vendosur ta bëjë Berlinin portin e tij të parë të thirrjes. Por si ish-presidenti i Francës Françoise Hollande, ai do të duhet ta përforcojë  veten në vend përpara se të bëhet një kampion në fuqi i Evropës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera