Lajme

Burri vret gruan 42 vjet më të vogël

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 08 May 2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur herët në mëngjes në Shkodër. Krimi në familje ka tronditur sërish, e këtë herë në fshatin Guci e Re. Burri vret gruan me armë gjahu.

Autori Beqir Gjilaj 83 vjeç ka vrarë me armë gruan e tij, 42 vjet më të vogël, Lumturie Gjilaj 45 vjeç.

Autori u arrestua menjëherë pas krimit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se krimi mostruoz ka ndodhur pas një debati në familje mes burrit dhe gruas.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, i moshuari dhe autori i këtij krimi të rëndë nuk është një emër i panjohur për drejtësinë e Shkodrës.

Kjo, pasi Beqir Gjilaj kishte vrarë edhe gruan e parë. Ky krim ka ndodhur para 17 vitesh.

Këto ngjarje të rënda pritet të ngjallin shumë reagime në media dhe në opinionin publik, edhe pas një tjetër krimi në familje në Kurbin pak ditë më parë, ku vjehrri 87 vjeç vrarë me levë në kokë nusen e djalit, sërish për motive banale. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera