Lajme

Hoti: Nuk i frikësohemi mocionit, jemi të gatshëm për zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 00:08 | 06 May 2017

Avdullah Hoti, ministri i Financave duke folur për mocionin e iniciuar nga opozita ka thënë se “kjo është e drejtë e tyre dhe se ata gjithmonë kërkojnë zgjedhje”.

“Unë i kam analizuar pikat e mocionit të opozitës dhe i kam parë disa pika që në mënyrë indirekte kanë qenë të përfshirë edhe opozita”.

Por Hoti ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta respektojnë marrëveshjen me partnerin e koalicionit, Partinë Demokratike të Kosovës.

-Advertisement-

“Nëse partneri nuk e respekton përgjegjësia le të bie mbi ta”.

“Ne jemi të gatshëm edhe për zgjedhje, sepse nëse ndonjë qeveri ka pasur rezultate pas luftës është kjo Qeveri”.

“Ne do ta çojmë agjendën tonë përpara, në nuk iu frikësohemi zgjedhjeve”.

Hoti këto komente i ka bërë nga Londra në një lidhje direket për Klan Kosova. Ai atje është duke qëndruar me kryeministrin Isa Mustafa, ku gjatë ditës edhe kanë nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit me BERZH-in.

Dokumenti i përgatitur nga vetë Hoti, ofron mundësi të financimit të sektorit privat, të bujqësisë dhe të bizneseve të grave dhe të të rinjve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera