Lajme

Pas tre muajve nis verifikimi i viktimave të dhunës seksuale të luftës

Autori: Gazeta inFokus 08:23 | 05 May 2017

Verifikimi i statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë pritet të fillojë pas rreth tre muajve.

Kjo pasi që Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka marrë vendim për formimin e Komisionit për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, shkruan sot Koha Ditore.

Nëntë anëtarët e këtij Komisioni do t’i nënshtrohet një trajnimi që pritet të zgjasë tre muaj.

-Advertisement-

Pas kësaj periudhe do të fillojë verifikimi i aplikacioneve të personave për të marrë statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës në Kosovë.

Trajnimi i anëtarëve të Komisionit, sipas sekretarit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Izedin Bytyqi, pritet të fillojë brenda pak ditëve. Sa i përket fillimit të aplikimit, Byqyqi ka thënë se ai ka shanse të fillojë para përfundimit të trajnimit të anëtarëve të Komisionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera