Marrëveshja pezull, si u përgjigj Basha për ofertën e re që i bëri Rama
Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 04 May 2017
Kryeministri Edi Rama, në takimi e djeshëm në Presidencë me kryedemokratin Lulzim Basha ka mbërritur me një ofertë të re për opozitën, e cila ndryshonte nga ajo që iu premtua opozitës nga presidenti i PPE-së, Joseph Daul, dhe që u negociua një javë më parë nga zëvendësi i PPE-së, McAllister, shkruan “Panorama”.
Mësohet se Kryeministri Rama ka deklaruar në takim në prani të Presidentit Nishani se është i gatshëm të ofrojë postin e zv.kryeministrit teknik dhe emërimin e 4 ka zv.ministrave në postet kyçe ku demokratët kanë shprehur pretendime se mund të ketë përdorim të administratës në zgjedhje.
Burimet deklarojnë se pas këtij propozimi, ka reaguar kreu i opozitës, Basha, i cili ka theksuar se oferta e bërë nga Kryeministri Rama për opozitën bien nën nivelin e garancive që demokratëve iu dhanë nga McAllister, pak ditë më parë.
Në reagim të kësaj deklarate, Kryeministri i ka kujtuar Bashës se për aq kohë sa nuk pranon ofertat e maxhorancës, sa vijnë e do të jenë më të ulëta.
“Për aq kohë sa humbet kohën dhe nuk pranon një pakt për të shkuar në zgjedhje, ofertat që shumica jep do të jenë gjithnjë e më të ulëta”, mësohet të ketë deklaruar Rama.
Pas këtyre diskutimeve, palët janë ndarë pa një marrëveshje, ndërkohë që kreu i qeverisë është larguar nga Presidenca.
Pas largimit të Ramës, kreu i PD-së Basha ka vijuar të qëndrojë në Presidencë dhe, në prezencë të kreut të shtetit, Nishani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e PPE-së, Daul.
Në këtë bisedë telefonike, Basha ka informuar kreun e PPE-së me qëndrimet e mbajtura nga Kryeministri dhe me përpjekjet e opozitës për të shkuar drejt zgjidhjes së krizës politike.
Gjatë takimit nuk është folur për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Pavarësisht dështimit të këtij takimi, Presidenti i Republikës ka garantuar se po vazhdojnë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi.
Të tjera
-
Ky është i dyshuari i katërt për të shtënat në Vranjevc, dy të plạgosurit po ruhen në QKUK
Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e 21 nëntorit në lagjen Kodra...
-
Vetëvendosje: Komuna e Prishtina po e falimenton “Pastrimin”, të ndalohet tenderi 16.5 milionësh
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart ...
-
Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një i...
-
“Me Ramushin kryeministër Kosova hyn në NATO brenda tetë deri në 12 muajve” – Deputeti i AAK-së jep premtimin e madh
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka thënë disa d...
-
Partitë politike ende s’i kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë, afati është deri më 11 dhjetor
Më 1 qershor ka filluar afati për subjektet politike që të dorëzojnë kërkesat...
-
Mbeti i plạgosur, alarmon babai i shokut të Martinit: Janë dy vrạsës, njëri është i lirë
Babai i të miturit i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit me viktimë Martin Ca...
-
Osmani takon në Kanada Admiralin e NATO’s, i thotë që prania e KFOR ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me admiralin Rob Bauer, kry...
-
Kurti: Matematika është një nga lëndët më të rëndësishme për të ardhmen intelektuale të fëmijëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një ngjarje të organizuar ...
-
Guerot: Marrëveshjen e Ohrit e konsiderojmë detyrimore për të dyja vendet si për Kosovës dhe Serbinë
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Serwer: Kurti duhet ta ketë prioritet përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimor
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Ja si do të jetë moti sot gjatë ditës
Sot në Kosovë pritet të kemi mot stabil, por shumë të ftohtë në mëngjes. Temp...
-
Edi Rama zhvillon sot takimin me shqiptarët e Londrës: Në rrugën drejt Shqipërisë 2030
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme (24 nëntor) ...