Lajme

Përçarje e thellë në PDK-në e Drenasit, Lladrovci apo Bazaj kandidat për kryetar

Autori: Gazeta inFokus 08:58 | 04 May 2017

Në PDK-në e Drenasit ka përçarje të thella. Kryesia e partisë ka dalë kundër Lladrovcit. Ky i fundit i mohon përçarjet e tilla.

Përçarjet në Degën e PDK-së në Drenas kanë vazhduar të jenë edhe më të thella, pasi që komplet Kryesia e Degës së PDK-së ka dalë kundër kryetarit aktual Ramiz Lladrovcit.

Dega e PDK-së ka vlerësuar se kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, nuk gëzon përkrahjen e shumicës së anëtarëve të Kryesisë së Degës dhe të Anëtarësisë, ndërsa me punën e tij është ndarë i pakënaqur edhe vetë kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

-Advertisement-

Në takimin e fundit që ka pasur Veseli me strukturat e partisë në Drenas janë shfaqur shumë pakënaqësi me punën e Lladrovcit, për të cilin kanë thënë se ai për veprimet e veta nuk koordinohet fare me Degën.

Burime të gazetës “Zëri” përbrenda PDK-së në Drenas thonë se në takimin e strukturave të partisë me Veselin ka pasur debate të ashpra rreth moskoordinimit të kryetarit Lladrovci me strukturat e partisë, gjë që ka ngjallur pakënaqësinë edhe të vetë të parit të PDK-së me punën e Lladrovcit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera