Lajme

Del fotoja, ja kush është gruaja që u vra nga vjehrri se nuk i shërbeu kafenë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 03 May 2017

Është publikuar nëpër rrjetet sociale fotoja e Vera Totës, gruas fatkeqe që u masakrua nga vjehrri i saj ditën e sotme në Laç pasi nuk i shërbeu kafenë

Gjithçka ndodhi në banesë, ndërkohë që dy fëmijët e çiftit ishin në gjumë, kurse burri i saj në punë. Ai eshte roje, polic privat dhe punonte gjatë natës, shkruan Panorama.

Nusja që mbeti e vdekur pasi e qëlloi vjehrri me levë është Vera Tota. Mësohet se ajo u gjet e pajetë nga fqinjët e saj, pasi vjehrri ishte larguar fill pasi e qëlloi për vdekje.

-Advertisement-

Sipas burimeve, thuhet se vjehrri kishte tentuar ta vriste nusen edhe para një viti, pas sherreve po për çështjen e shërbimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera