Lajme

Drejtori i KIESA u takua me përfaqësuesit e OAK-së/Foto

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 03 May 2017

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa, priti në takim Kryetarin e Bordit të Odës së Afaristëve të Kosovës, Skënder Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të udhëheqësisë së kësaj ode.

Fillimisht,  Mustafa i njoftoi përfaqësuesit e OAK-së me aktivitetet kryesore të KIESA-s në fushat e investimeve, eksportit, përkrahjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, promovimin e bizneseve në tregje ndërkombëtare dhe mbështetjen e bizneseve në gjetjen e partnerëve të jashtëm.

Ndërsa, përfaqësuesit e OAK-së njoftuan për qëllimin e themelimit të kësaj Ode, veprimtarinë e saj, objektivat e punës si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet KIESA-s dhe Odës së Afarizmit të Kosovës.

-Advertisement-

Në fund të dyja palët premtuan se do të angazhohen që ky takim të jetë vetëm fillimi i një bashkëpunimi në favor të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera