Ekonomi

Bullgarët e mbrojnë Kosovën në kontestin me AXOS-in (DOKUMENT)

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 02 May 2017

Qeveria e Kosovës do të shërbehet me ekspertiza profesionale në kontestin me kompanisë gjermane “AXOS”, e cila po kërkon 380 milionë euro dëmshpërblim nga Kosova për moslejimin e privatizimit të PTK-së, shkruan ‘Infokusi.com’.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik dje ka përzgjedhur kompaninë “KPMG Bullgaria OOD” për t’i ofruar ekspertizë profesionale në çështjen AXOS GMBH për lotin 1, me një ofertë prej 100 mijë euro. Ndërsa lotin e dytë për këtë çështje e ka fituar kompania vendore “DR Qerim Qerimi”, pasi që ka ofruar me 15 mijë euro.

Përndryshe, Kosova rrezikon t’i paguaj qindra miliona euro kompanisë gjermane, e cila brenda periudhës së paraparë nuk kishte mbi 270 milionë euro që t’i pagunte Qeverisë për privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së.

-Advertisement-

Pas kësaj, Qeveria u detyrua ta anuloj shitjen, ndërsa kompania gjermane nëpërmjet arbitrazhit ndërkombëtar për mos lejimin e këtij privatizimi i kërkon hiç më pak se 380 milionë euro.

Procesi i privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës, kishte filluar në vitin 2010. Në prill të vitit 2013 “Axos” ishte shpallur fitues pasi kishte ofruar 277 milionë euro për blerjen e 75 për qind të aksioneve në “Vala” e Telekom. Kishte mbetur vetëm nënshkrimi i kontratës, i paraparë për 28 dhjetorin e 2013 kur Qeveria u detyrua ta anuloj shitjen. Kompania ACP Axos Capital GmbH beri padinë ndaj Kosovës me 4 qershor 2015 në Gjykatën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve Investive (ICSID). /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera