Ibrahimi: Do të ketë rritje të pagës minimale për rreth 20 përqind
Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 01 May 2017
Ligji për pagë minimale do të pësojë ndryshime dhe do të ketë rritjes të saj për rreth 20 për qind. Këtë sot e theksoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi pas takimit të punës me përfaqësues të sindikatave reprezantuese në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Atë që fillimisht konfirmuam është se ka hapësirë, ka dëshirë për rritje të pagës minimale dhe besoj se së shpejti në bisedimet plotësuese me përfaqësuesit e sindikatave, me KSL-në, me punëdhënësit, do të gjejmë modus të përbashkët, zgjidhje të përbashkët për rritje të pagës minimale për rreth 20 për qind. Analizat të cilat janë bërë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë përputhen”, tha Ibrahimi.
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Zhivko Mitrevski të gjithë punëtorëve ua uroi 1 Majin, Ditën ndërkombëtare të punës. Analizat, theksoi, tregojnë se ka hapësirë dhe mundësi që të vazhdohet kjo politikë e rritjes së pagave të cilën e realizuam së bashku me partnerët social, me Qeverinë.
“Gjithashtu këto analiza edhe tani tregojnë në masë më të vogël 20 për qind mund të shkojë menjëherë rritja e pagës minimale. Ky është një lajm jashtëzakonisht i gëzueshëm dhe i rëndësishëm të cilin dëshirojmë ta ndajmë me anëtarësinë tonë dhe me të gjithë punëtorët. Bëhet fjalë për qasje serioze shumë të përgjegjshme të të gjithë partnerëve socialë dhe Qeverisë në pjesën e plotësimin edhe të nevojave, duke mbajtur llogari edhe për mundësitë reale edhe të disa sektorëve dhe segmenteve të cilët mund të reflektojnë edhe në pjesën e përmirësimit të kësaj gjendje socio-ekonomike”, tha Mitrevski, njofton AIM.
Këto bisedime fillestare, theksoi, po i përfundojmë me sukses, pasojnë hapa të tjerë, bisedime me partnerët e tjerë social, me punëdhënësit, me sindikatat e tjera, me qëllim që Qeveria të dalë me propozim në pjesën e ndryshimeve dhe plotësimeve të këtij ligji.
Theksoi se kanë biseduar edhe për pjesët e tjera të protokollit për progres social, ajo që do të thotë siguri në vendet e punës në pjesën e sigurimit të sigurisë më të madhe përmes afirmimit të qasjes për realizim të vendeve më të sigurta të punës gjegjësisht marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se kur do të ketë rritje të pagës minimale të punëtorëve, ai shfaqi shpresë se kjo do të realizohet shumë shpejt.
“Nuk varet gjithçka nga ne. E shikoni se në çfarë krizë politike ndodhet shteti. Shpresoj se me qetësimin e gjendjes menjëherë do të realizohet ajo që e dakorduam. Këtu i pashmangshëm është edhe roli i punëdhënësve dhe dëshirojmë që ta dëgjojmë edhe zërin e tyre dhe në qoftë se pajtohen të jetë edhe më shumë se 20 për qind dhe në qoftë se ka hapësirë kuptohet se do të shkojmë dhe me rritje më të lartë gjatë këtij viti”, shtoi Mitrevski. /Telegrafi/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...