Afganistan, NATO shton trupat trajnuese për vendasit
Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 01 May 2017
NATO-ja do të shtojë së shpejti trupat në Afganistan. Forcimi i grupeve terroriste e ka shtyrë aleancën e Atlantikut Verior të diskutojë shtimin e pranisë së saj, në vendin ku situata e sigurisë vazhdon të mbetet një sfidë, sipas Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg.
Shefi i NATO-s i tha gazetës gjermane “Welt am Sonntag” se po shqyrtohet mundësia e zgjerimit të personelit në mision trajnues. “Nuk bëhet fjalë për një shtim vjetor, por për rritje në një periudhë kohe më afatgjate”, shpjegon ish-kryeministri norvegjez. Shtetet anëtare të NATO-s e mbyllën zyrtarisht misionin luftarak në fund të vitit 2014, por janë ende rreth 13 mijë ushtarë të stacionuar në Afganistan.
Gati 8.400 prej tyre janë ushtarë amerikanë. Stoltenberg bëri të ditur se aleanca do të angazhohet më shumë në të ardhmen, në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. “Ne që tani bëjmë shumë, për shembull në Afganistan e Irak, por kemi potencial për më tepër. Trajnimi i forcave lokale është arma më e mirë për të luftuar terrorin. Madje është më mirë sesa të dërgosh trupa për të mbrojtur këto vende”, tha Stoltenberg.
“Deutsche Welle” kujton se, edhe presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar javët e fundit angazhim më të madh të aleancës ushtarake në luftën kunder terrorit. Gjatë takimit me Stoltenberg në mesin e prillit, Trump përcolli shpresën e tij që NATO të marrë një rol më të rëndësishëm në mbështetjen e partnerëve irakianë në luftën kundër Shtetit Islamik.
Të tjera
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...