Lajme

Kapen mbi 20 kg lëndë narkotike

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 01 May 2017

Njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë ditëve të fundit kanë arritur të kapin në dy raste të ndara afër 20 kg lëndë narkotike.

Në rastin e parë një shtetase  e Serbisë  e cila udhëtonte në relacionin Shqipëri – Kosovë respektivisht linja Tiranë –Prishtinë është selektuar për kontroll në vijën e dytë, ku gjatë kontrollit brenda autobusit, zyrtarët doganor kanë vërejtur lëvizje të dyshuar tek kjo udhëtare. Gjatë kontrollit të valixhes është hasur në disa paketime – gjithsej 5 pako, të dyshuara si substance narkotike të llojit marihuanë me peshë të përafërt afërt 1.5 kg.

Derisa rasti i dytë ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar të Kullës ku një shtetas i Shqipërisë gjatë daljes është selektuar për kontrolle te vijës se dytë, kontrolli i automjetit është bëre së bashku me policinë. Gjatë kontrollit nën ulësen e pasme të automjetit është vërejtur  ngjyrë e freskët dhe ka qenë indikatorë që të vazhdohet me kontrolle më te thellë. Pas përdorimit të pajisjeve donacion nga qeveria e SHBA-ve janë gjetur 18 pako.INFOKUSI

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera