Lajme

Gruaja e ish-presidentit serb murgeshë në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 01 May 2017

Jeta private e zyrtarëve të lartë politik gjithmonë ka qenë interesante për publikun. Kush janë gratë e tyre, ku janë arsimuar, sa janë të suksseshëm, sa i përkrahin familjarët e tyre janë vetëm disa nga temat që shtjellohen. Historia e njërit prej tyre është gruaja e parë e ish-presidentit serb Boris Tadiq, e cila ka shkaktuar shumë vëmendje përtej kufijve të Serbisë.

Veselinka Zastavnikovic ishte një grua super-inteligjence, ambicioze, e bukur, tërheqëse, luftëtare e lirisë, revolucionare… Martesa e saj me Borisin zgjati 16 vite, dhe pas divorcit Veselinka i është dedikuar jetës shpirtërore. Ajo u bë një murgeshë dhe shërben në Patriarkanën e Pejës, me vendosshmëri të madhe kështu duke shmangur gazetarët nga Serbia dhe e tërë bota, të cilët asnjëherë nuk kanë arritur të marrin ndonjë deklaratë nga ajo në lidhje me jetën e saj private.

Veselinka ka lindur në Osijek, dhe në studime në Beograd e ka njoftuar Borisin i cili ishte tre vite më i ri se ajo. Ajo ishte duke studiuar gazetarinë kurse Borisi psikologjinë.  Përveç bukurisë dhe inteligjencës, ajo është dalluar edhe me qëndrimet e saj radikale dhe revolucionare, kështu që menjëherë hyri në udhëheqjen e lëvizjes studentore “Universiteti i kuq”, i cili ishte kundër qeverisë, transmeton gazetametro.net

-Advertisement-

Nevenka Tadiq, nëna e Borisit e kundërshtoi ashpër lidhjen e djalit të saj me Veselinkan ngase familja e saj nuk ishin me shkollim të lartë si ajo e Tadiqit. Mirëpo çifti u martuan përkundër gjithçka dhe jetuan në një dhomë të vogël me qera në rrugën “Koče” në Beograd. Borisi shiste gazeta në rrugë, kurse Veselinka shiste kukulla të bëra nga duart e saj. Pas diplomimit, Boris u punësuar si profesor i psikologjisë në gjimnazin e parë në Beograd. Miqtë e tyre thonë se çifti kishin një martesë të lumtur.

Problemet në martesë dyshohet se u kanë ndodhur pas dallimeve në pikëpamjet politike, dhe se pas fillimit të viteve të 90’ta, Boris Tadiq dhe babai i tij themeluan Partinë Demokratike. Gjithashtu edhe presioni i nënës së tij Nevenkës ndaj gruas së tij, për të lindur një trashigimtarë ishte një problem tjetër që i shtyu çiftin të ndaheshin.

Pas ndarjes së tyre, Boris u martua me një inxhiniere të ndërtimtarisë me emrin Tanja me të cilën i ka dy bija, Masa dhe Vanja.  Pas pesë viteve të ashtuquajtura “tundime”, në mes të tetorit të vitit 2007, Veselinka u bë një murgeshë me emrin shpirtërorë Irina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera