Kushti i ri i Zvicrës për leje qëndrim
Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 30 April 2017
Të huajt në Zvicër të cilët vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, do të mund të marrin një leje qëndrimi në Zvicër vetëm pasi të kenë nënshkruar një marrëveshje integrimi me autoritetet përgjegjëse. Dhe, kjo marrëveshje do të përmbajë kritere të matshme, përmbushja e të cilave do të verifikohet.
Pas Dhomës së Kantoneve (senatit), këtë iniciativë të ardhur nga Kantoni i St. Gallenit e ka miratuar edhe Komisioni për Politikë Shtetërore i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës. Vendimi është marrë me një epërsi të ngushtë: 12 vota pro dhe 11 kundër. Me këtë miratim, i hapet rruga komisionit të Dhomës së Kantoneve që të përpunojë dispozitat ligjore për të cilat është kërkuar ndryshimi.
Jo më larg se në dhjetor të vitit që shkoi, të dy dhomat e parlamentit kanë votuar Ligjin e ri për të Huajt dhe për Integrim. Ndërsa miratimi i këtij ashpërsimi të propozuar do thotë ndryshim të serishëm të pjesëve të ligjit.
Shumica e anëtarëve të komisionit kanë mbrojtur qëndrimin se ligji i miratuar së voni nuk mjafton, sepse gjykatat po vazhdojnë të kenë hapësirë tepër të madhe veprimi në rastet me të huajt. Ato duhet të kenë kritere të qarta dhe më të ashpra se si të veprohet me të huajt që nuk tregojnë vullnet për t`u integruar.
Ndërsa anëtarët e mbetur në pakicë kanë argumentuar se së pari duhen grumbulluar përvoja dispozitat ligjore të miratuara rishtas, para se të lëshohemi në dispozita të reja. Veç kësaj, ata druajnë se në rast sedo të detyrohemi të lidhim marrëveshje gjithëpërfshirëse integrimi me të huajt, do të nevojitet angazhim enorm burokratik për ta përballuar.
Ligji i përmendur, i miratuar në dhjetor përmban një numër ashpërsimesh. Kështu, sipas tij vizën C (Leja e qëndrimit të përhershëm) mund ta marrë vetëm personi i integruar mirë, i cili kujdeset për rendin dhe sigurinë publike, që respekton vlerat e kushtetutës federale, merr pjesë në jetën ekonomike ose shkollohet dhe ka shkallën e kërkuar të njohurive gjuhësore.
Po ashtu, kush e ka vizën C, mund edhe ta humbasë atë, përcjell albinfo.ch. Në raste të kryerjes së veprave të caktuara penale kjo vizë mund të humbet edhe 15 vite pasi që personi e ka fituar atë. Ndërsa me propozimin e ri, viza C mund të humbet ose të zbritet në B nëse nuk janë plotësuar kriteret që parashihen në marrëveshjen e përmendur për integrim.
Nda këtij vendimi ka reagime edhe nga vetë e djatha. Kështu, eksponentë të FDP-së e kritikojnë atë si shprehje të populizmit të SVP-së dhe CVP-së, pasi që sipas tyre në këtë rast duhet kërkuar marrëveshje për integrim edhe me “ekspat”-ët, siç quhen ekspertët dhe afaristët që vijnë për të udhëhequr me kompanitë ose për të punuar në universitetet e Zvicrës.
Të tjera
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...
-
42-vjeçari në Drenas dyshohet se u vetëplạgos me ạrmën ilegale në veturë
Një person në Drenas ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur. ...
-
Shifra shqetësuese: 1 mijë e 333 nxënës braktisin shkollën, shumë të tjerë përsëritës të vitit
Nga klasa e parë deri në të 9-n, për këtë vit shkollor kanë përsëritur vitin ...
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Do...
-
AAK: Kurti ka ndikuar në zgjedhjen e bordeve të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht Departamenti për Ujë dhe Polit...
-
Olaf Scholz edhe zyrtarisht kandidat i SPD-së për kancelar të Gjermanisë
Partia Socialdemokrate SPD ka vendosur edhe zyrtarisht që kancelari i tanishë...
-
Aktivizohet shërbimi i verifikimit të diplomës nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut në e-Kosova
Është aktivizuar shërbimi i verifikimit të diplomës në platformën e-Kosova, p...