Lajme

Veseli: Ilaz Kodra është themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 30 April 2017

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në 18 vjetorin e rënies së Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, ka thënë se kujtimi për të vjen me dhimbje të madhe dhe krenari të lartë.

Ai përmes një postimi në rrjete social, ka thënë se Ilaz Kodra së bashku me mijëra djem e vajza të UÇK-së janë themeli mbi të cilin qëndron shteti i Kosovës.

“Ai bashkë me mijëra djemë e vajza të UÇK-së, që dhanë jetën për liri, janë themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë i pavarur dhe sovran”, thuhet në postimin e Veselit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera