Lajme

PDK, u procedu e nuk u procedu demarkacioni, Qeveria Mustafa shkon n’shpi!

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 29 April 2017

Koalicionit PDK-LDK i ka ardhur fundi me apo pa Demarkacion.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Shukri Buja thotë se është pro prishjes së koalicioni dhe jo vetëm për demarkacion, por për shumë pocese të bllokuara.

“Për ecje të kësaj Qeverie me paterica që është në dëm të qytetarëve të Kosovës” tha Buja për GazetaBlic.

-Advertisement-

“Qëndrimi i PDK-së është moskalimi i cështjeve me peshë për vendin në Kuvendin e Kosovës nuk arsyeton koalicionin dhe kjo nënkpton edhe mosprocedimin apo mosvotimin e demarkacionit nuk ka arsye vazhdimi i koalicionit”, ka pëfunduar Buja.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme GazetaBlic ka kontaktuar me deputetë të Kuvendit nga radhët e PDK-së, ku disa e rikonfirmuan edhe njëherë se janë kundër Demarkacionit, e disa hezituan që të flasin për këtë gjë.

E kryeministri Mustafa pohon se pa i mbledhur votat nuk do ta procedojë Demarkacionin në Kuvend, raporton GazetaBlic.

Mbetet të shihet nëse gjatë javës së ardhshme do të procedohet ose do të shkohet në zgjedhje si ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera