Lajme

Këto janë llojet e armëve që kosovarët i kanë në të “zezen”

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 29 April 2017

Të shtënat me armë në ahengjet e organizuara në Kosovë, nuk mungojnë asnjëherë. Madje gëzimin qytetarët e Kosovës, nuk kanë si ta shprehin ndryshe veç “shkrepjes” së një plumbi.

Jo të gjithë armët që posedojnë në duar qytetarët e kosovës janë të pajisura me leje, shkruan Indeksonline.

Në bazë të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se numri i armëve me leje në duart e qytetarëve është 13 mijë e 300.

-Advertisement-

Kështu bëhet e ditur në përgjigjet që ky institucion i ka dhënë portalit Indeksonline.
Ndërsa armët të cilat përdoren më së shumti janë armët e gjuetisë nga kategoria B, C e ligjit për Armë.

“Numri i armëve me leje që posedojnë qytetarët e Kosovës është rreth 13300, ndërsa llojet e armëve që përdoren më së shumti janë armët e gjuetisë nga kategoria (B, C) e Ligjit për Armë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Ndërkohë deri në vitin 2016, kanë qenë 12 mijë aprovime për blerje të armëve.
“Aprovime për blerje të armës në total deri në vitin 2016 kanë qenë rreth 12000” /Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera