‘Play-Off’-i që nuk premton
Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 29 April 2017
Që nga paslufta basketbolli ka qenë sporti pothuajse më i pëlqyeri në Kosovë, madje për disa vite rresht ishte numër 1 në vendin tonë. Ishte aq atraktiv saqë palestrat tona ishin të vogla për t’i zënë shikuesit, shkruan sot, gazeta Zeri.
Interesim të jashtëzakonshëm zgjonin sidomos garat e “Play-Off”-it. Por tani gjërat kanë ndryshuar. Fatkeqësisht për të keq. Katër klubet më të mëdha të Kosovës – Sigal Prishtina, Bashkimi, Peja dhe Trepça – edhe sivjet janë kualifikuar në “Play-Off”, i cili nis në këtë fundjavë. Mirëpo garës vendimtare për titull të kampionit sivjet nuk po i vjen aromë aspak e mirë.
Është kriza e madhe financiare ajo që e ka “shtrirë përtokë” basketbollin dhe e cila nuk jep shpresa për një “Play-Off” të ngjashëm me atë të viteve të kaluara. Edhe vetë klubet të rraskapitura nga kriza financiare duken sikur mezi po presin që ta kryejnë sa më shpejt këtë stinor.
Gjigantët e Kosovës, Peja dhe Trepça, po përballen me vështirësi të jashtëzakonshme saqë larg po u duket përfundimi i këtij stinori, i cili është braktisur edhe nga publiku. Borxhet u janë grumbulluar dhe dita-ditës veç çka po u shtohen.
Të dyja këtyre klubeve tashmë u kanë ikur lojtarë e trajnerë të huaj, ndërsa durimi ka nisur t’u humbasë edhe basketbollistëve vendorë. Situatë diç më e qetë mbretëron te Bashkimi dhe Sigal Prishtina.
Kjo nuk do të thotë se prizrenasit e prishtinasit nuk kanë krizë financiare. Në të dyja klubet ka vonesa të pagave. “Portokallinjtë” ende nuk e kanë humbur durimin, kurse “Bardhekaltrit” u janë shmangur ankesave publike.
Sidoqoftë, në krahasim me klubet tjera, Sigal Prishtina megjithatë çnderon shumë më mirë. Kjo edhe e bën skuadrën bardhekaltër një favorite të madhe për ta fituar titullin e kampionit.
Madje, më favorite si asnjëherë më parë. Prishtinasit “Play-Off”-in e nisin prej vendit të parë, pozitë kjo që u siguron përparësi terreni si në gjysmëfinale ashtu edhe në finale, normalisht në rast kualifikimi.
Bardhekaltrit ndeshjen e parë gjysmëfinale do ta zhvillojnë të dielën në kryeqytet kundër ekipit të katërt, Trepçës. Pastaj, do ta vizitojnë Mitrovicën dhe për çdo rast ndeshjen e tretë do ta zhvillojnë sërish në kryeqytet. Nevojiten dy fitore për të shkuar në finale, të cilat bardhekaltrit pritet t’i arrijnë pa probleme të mëdha.
Ky “Play-Off” më shumë po i buzëqesh Bashkimit sesa Pejës. Prizrenasit do të takohen në gjysmëfinale me pejanët të shtunën. “Portokallinjtë” kanë përfunduar në vendin e dytë, kurse “Verdhezinjtë” në të tretin.
Përveç kësaj, Pejës i kanë ikur edhe shumë lojtarë, gjë që i jep shanse të mëdha Bashkimit që ta eliminojë në gjysmëfinale. Kualifikimi eventual në finalen e “Play-off”-it do të ishte i pari për Bashkimin pas nëntë vjetësh. Në këtë mënyrë, roli i Bashkimit në “Play-Off”-in e sivjetmë do të jetë në fokusin e të gjithëve.
“Play-Off” – Gjysmëfinalet
E shtunë
Bashkimi – Peja 19:30
E diel
Prishtina – Trepça 18:00
Të tjera
-
Shfaqet një variant i ri i Covid-it: Cilat janë katër simptomat kryesore?
Varianti i ri, i quajtur XEC, u identifikua në Gjermani në qershor dhe që atë...
-
Ish-kryetari i Leposaviqit mohon se ka ndikuar në punësimin e të akuzuarve tjerë
Në gjykimin për korrupsion e krim të organizuar ndaj ish-kryetarit të Leposav...
-
Dreka e fundit në Nju Jork e Kryediplomatit të BE’së Josep Borell me liderë të Ballkanit Perëndimor
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të ketë një drekë pune me lide...
-
Zemaj: Që 1 muaj në Onkologji mungon një injeksion, pacientët në mungesë të tij ndodhen në gjendje jo të mirë shëndetësore
Deputeti i LDK-së Armend Zemaj thotë se që 1 muaj në Klinikën e Onkologjisë t...
-
Dy shqiptarë dënohen me burg dhe me “dëbim të menjëhershëm” nga Zvicra
Dy shqiptarë dolën para Gjykatës së Qarkut Wil si “njerëz terreni” të një ban...
-
“Fajin s’na e ka BE, por Kurti”, Haziri: Vuçiç do të krijojë korridore etnike në Kosovë
Serbia është burim destabilizimi, dhe po kërkon krijimin e korridoreve etnike...
-
Ekspertët: Ndalimi i importeve nga Serbia mund të ketë pasoja për Kosovën
Diplomatë gjermanë të angazhuar për Ballkanin dhe ekspertë të çështjeve të in...
-
Osmani në Nju Jork, takohet me artistin Petrit Halilaj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me artistin shqiptar, Petrit...
-
“Ndoshta ka me pasë arrestime”, frikësohet deputeti Abrashi pas intervistimit të Dejona Mihalit
Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka reaguar pas intervistimit nga Prokuroria ...
-
Ky është parashikimi i motit për vikend
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të mbajë ...
-
Haziri kritikon Kurtin: Shtetin që dikur e kundërshtonte, tani po e izolon
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, d...
-
RTK: Në veri për 7 muaj u shpenzua rrymë në vlerë prej 8 milionë euro, u paguan 600 mijë
Energjia e shpenzuar në 7 mujorin e parë të këtij viti në komunat veriore, ka...