Lajme

Dentisti austriak refuzon të mjekojë pacientë pro Erdoganit!?

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 26 April 2017

Kanë mbërritur deri në Turqi polemikat për fletëpalosjet e një dentisti austriak nga Tiroli, i cili ftonte pacientët që simpatizonin presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, që të mos mjekoheshin tek ai.

Sipas gazetës austriake ”Tiroler Tageszeitung”, fletëpalosjet e shkruara me dorë, gjendeshin në studion e tij private dhe kishin edhe një fotografi të Erdoganit, me një shenjë ”x” mbi të, ku shkruhej fjala turke “hayir” (”jo”).

Gjithsesi, përcjell kp, këto fletëpalosje u hoqën nga qarkullimi pas ndërhyrjes së Urdhrit Austriak të Dentistëve, megjithatë ky rast u trajtua nga një televizion turk, që në lajmin e dhënë, këtë dentist e krahasoi me nazistët.

-Advertisement-

Gazetës ”Tiroler Tageszeitung” dentisti i sqaroi se ai do t’i mjekonte të gjithë pacientët dhe se fletëpalosje ishte një formë proteste kundër politikës së presidentit turk.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera