Lajme

Haradinaj thotë se Gjykata franceze do ta refuzojë kërkesën për ekstradimin e tij (Video)

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 25 April 2017

Me 27 prill do të komunikohet vendimi i Gjykatës Franceze për ekstradimin ose jo të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj beson se përgjigjja e tyre do të jetë refuzuese.

“Mendoj do të jetë refuzues mendimi për kërkesën për ekstradim nga Beogradi për shkak se është dëshmuar se i ka defektet e veta kjo kërkesë, veçanërisht është vërtetuar se është e ndikuar politikisht kjo kërkesë”, ka thënë Haradinaj në Rubikon të KTV-së.

-Advertisement-

Vendet tjera të cilat thotë Haradinaj e kuptojnë historinë e tij dhe të Kosovës nuk e kanë respektuar këtë fletarrest.

Dicka të tillë nuk e ka bërë edhe Franca.

“Mendoj se këta po e trajtojnë drejtësinë serbe si drejtësi kredibile e në fakt ose nuk e dinë ose kanë arsye tjera pse nuk e kanë kuptuar menjëherë se është një lojë nga politika serbe”, ka thënë Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera