Uncategorized

Kina publikon ekuipazhin e misionit të fluturimit hapësinor “Shenzhou-24”, që përfshin edhe një astronaut të huaj

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 24 November 2026

Astronautët kinezë Tang Hongbo dhe Wu Yi do të kryejnë misionin e fluturimit hapësinor me ekuipazh “Shenzhou-24” së bashku me astronautin pakistanez Muhammad Zeeshan Ali, ndërsa Tang do të jetë komandant i misionit, njoftoi në një konferencë shtypi të martën Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës.

Të tre astronautët janë përkatësisht një pilot i anijeve kozmike, një inxhinier fluturimi dhe një specialist ngarkese. Tang ka marrë pjesë në misionet e fluturimit me ekuipazh “Shenzhou-12” e “Shenzhou-17” dhe do të bëhet astronauti i parë që shkon tre herë në stacionin hapësinor të Kinës. Wu i përket brezit të tretë të astronautëve kinezë dhe ky do të jetë misioni i tij i parë i fluturimit në hapësirë. Ndërsa Ali do të bëhet astronauti i parë i huaj që do të vizitojë stacionin hapësinor të Kinës.

Anija kozmike me ekuipazh “Shenzhou-24” planifikohet të niset të mërkurën më 8:18 të mëngjesit sipas orës së Pekinit nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Jiuquan-it në Kinën Veriperëndimore, bëri të ditur në një konferencë shtypi zëdhënësi i Agjencisë së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë Zhang Jingbo.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy