Thaçi dënohet edhe me 17 muaj të tjerë burgim për pengim të drejtësisë
Autori: Gazeta inFokus
10:52 | 17 November 2026
Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës, është dënuar edhe me 17 muaj burgim nga Gjykata Speciale në Hagë, në rastin që lidhet me pengimin e drejtësisë, shkruan Gazeta Infokus.
Vendimi është shpallur këtë të martë, më 17 nëntor 2026, në kuadër të procesit të veçantë gjyqësor ndaj Thaçit, ku ai akuzohej për ndërhyrje në administrimin e drejtësisë dhe përpjekje për të ndikuar te dëshmitarët.
Sipas pretendimeve të Prokurorisë së Specializuar, Thaçi kishte shpërndarë informacione konfidenciale dhe kishte dhënë udhëzime me qëllim ndikimin në dëshmitë e personave të përfshirë në procesin gjyqësor për krime lufte.
Kujtojmë se më 16 shtator 2026, Thaçi ishte dënuar me 25 vjet burgim në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lidhur me akuzat për krime lufte gjatë periudhës 1998–1999.
Me dënimin e ri prej 17 muajsh, shuma e dy dënimeve të shqiptuara ndaj ish-presidentit arrin në 26 vjet e 5 muaj burgim, nëse llogariten së bashku. Megjithatë, kohëzgjatja përfundimtare e vuajtjes së dënimit varet nga mënyra e ekzekutimit të tyre./Gazeta Infokus

T� tjera
-
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, citati i Thaçit publikohet pas dënimit në Hagë
Pas shpalljes së aktgjykimit me të cilin Hashim Thaçi u dënua me një vit e pe...
-
Thaçi pas dënimit prej 17 muajsh: Kjo është politikë, jo drejtësi
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për ve...
-
“E turpshme dhe e papranueshme” – Vlora Çitaku reagon ashpër ndaj vendimit të Speciales për Thaçin
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çi...
-
Hajredin Kuçi dënohet me 1 muaj burgim me kusht
Ish-zëvendëskryeministri Hajderin Kuçi është dënuar me 1 muaj burgim me kusht...
-
Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim
Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të...
-
Isni Kilaj shpallet i pafajshëm
Isni Kilaj është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Speciale. I njëjti do të l...
-
Specialja dënon me burgim Bashkim Smakajn
Gjykata Speciale e ka dënuar Bashkim Smakajn me 12 muaj burgim. Ai akuzohej ...
-
Gjyqtari: Smakaj i përcolli udhëzime dëshmitarit Bislim Zyrapi
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Bashkim Smakaj u takua me dëshmitarin Bis...
-
Dy trena pasagjerësh përplasen në Pragë – dhjetëra të lënduar, disa në gjendje të rëndë
Dy trena pasagjerësh u përplasën pranë stacionit kryesor hekurudhor të Pragës...
-
Gjyqtari: Thaçi zbuloi informacione konfidenciale për gjashtë dëshmitarë
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi zbuloi informacione konfiden...
-
Gjyqtari: Thaçi dhe Smakaj diskutuan për dëshmitarin Bislim Zyrapi
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj akuzohen ...
-
Viola von Cramon: Analiza më e mençur nga Donika Emini që i shpjegoi BE-së se çfarë nënkupton pajtimi
Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, duke k...
































