Rozë

Besi dhe Valira së shpejti prindër për herë të parë

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 16 November 2026

Një nga momentet më emocionuese të spektaklit të sontëm të “Big Brother VIP Kosova 5” ishte padyshim lajmi i bukur që erdhi nga ish-banori i edicionit të dytë, aktori Besart Zeneli, dhe bashkëshortja e tij, Valira.

Çifti, i cili prej vitesh kishte ëndërruar të bëhej me fëmijë, zbuloi se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, falë trajtimit që Besi kishte fituar gjatë pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP Kosova 2”.

Gjatë spektaklit u rikthyen pamjet emocionuese nga qëndrimi i Besit në shtëpinë më të famshme, ku ai kishte rrëfyer periudhën e vështirë që po kalonte së bashku me Valirën, përpjekjet e vazhdueshme për t’u bërë prindër dhe dhimbjen që kishin përjetuar nga humbjet e shtatzënive.

-Advertisement-

Pikërisht pas këtij rrëfimi prekës, Besit i ishte dhuruar mundësia për një trajtim në një klinikë, me shpresën që ëndrra e tyre më e madhe të bëhej realitet.

Dhe sonte, pas gjithë atyre viteve pritjeje, Besi dhe Valira u rikthyen në studion e BBVK-së, këtë herë për të ndarë lajmin që ua ka ndryshuar jetën.

E përlotur dhe e emocionuar, Valira falënderoi Zotin dhe klinikën që u dha mundësinë të realizonin ëndrrën e shumëpritur, duke zbuluar se tashmë është në pritje të ëmbël.

Një histori që dikur u rrëfye mes lotësh e dhimbjeje në shtëpinë e Big Brother-it, sonte u rikthye me një fund të lumtur, duke shënuar një nga momentet më të veçanta të këtij spektakli.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy