Lajme

Lushaku Sadriu kritikon pushtetin: Mjerë Kosova për mendësinë dhe humbjet që po ia shkaktoni

Autori: Gazeta inFokus 08:34 | 12 November 2026

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu ka kritikuar pushtetin për qasjen ndaj procesit të integrimit evropian të Kosovës, duke e akuzuar se po përpiqet t’ia bartë Bashkimit Evropian përgjegjësinë për ngecjet në këtë proces, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se gjatë seancës së djeshme parlamentare, e cila ishte thirrur për të kërkuar përgjegjësi për ngecjet në rrugën evropiane të Kosovës, përfaqësuesit e qeverisë e kishin orientuar kritikën drejt BE-së, në vend që të fokusoheshin te përmbushja e rekomandimeve.

Ajo ka kritikuar edhe kërkesën e përfaqësuesve të pushtetit që Bashkimi Evropian të kërkojë falje dhe të korrigjojë raportin për Kosovën.

-Advertisement-

“Ky pushtet ka me kërku që, për me pasë Kosova progres, BE-ja duhet me hy në Vetëvendosje. E atëherë ua pranojnë kritikat BE-së. Dje e thirrëm seancën për të kërkuar përgjegjësi për ngecjet në rrugën evropiane të Kosovës. Por, duke i dëgjuar ministrat e pushtetit, të krijohej përshtypja se problemi ishte te Evropa që nuk po ua njihte sukseset. Madje dëgjuam edhe kërkesë që BE-ja të kërkojë falje e ta korrigjojë raportin. Është e turpshme deri ku ka arritur përpjekja për t’iu shmangur përgjegjësisë. Një pushtet që duhet t’i përmbushë rekomandimet, tash i kërkon llogari atij që na vlerëson”, ka shkruar Lushaku-Sadriu./Gazeta Infokus/

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy