SPAK zgjeron hetimet ndaj Vlora Hysenit, dyshime për transfertën prej 450 mijë eurosh drejt kompanisë së vëllait në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus
17:38 | 08 November 2026
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri ka zgjeruar hetimet ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, në kuadër të hetimeve për dyshime për korrupsion dhe transferta të dyshimta financiare.
Në qendër të hetimeve është një transfertë prej 450 mijë eurosh, e cila dyshohet se ishte destinuar për një kompani në Gjermani, përfaqësues i së cilës rezulton të jetë vëllai i Hysenit.
Sipas informacioneve të publikuara për hetimet, SPAK ka dërguar letërporosi në Kosovë dhe Gjermani, me qëllim sigurimin e informacioneve dhe dokumentacionit lidhur me transaksionet financiare që po hetohen.
Nga të dhënat e hetimit rezulton se kompania “Fortis Beton” sh.p.k. kishte iniciuar një transfertë prej 450 mijë eurosh drejt kompanisë gjermane “Erd & Tiefbau Dingler GmbH”.
Transaksioni, i datës 26 shkurt 2024, mbante përshkrimin “pagesë për kontratë huaje”, ndërsa një ditë më vonë, më 27 shkurt 2024, ishte anuluar.
Përfaqësues i kompanisë gjermane rezulton të jetë Izet Dingler, i identifikuar si vëllai i Vlora Hysenit.
Dyshimet për përdorimin e fondeve të AKSHI-t
Hetimet janë përqendruar edhe në dyshimet se fondet e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) mund të jenë përdorur për përfitime të paligjshme.
Sipas pretendimeve të prokurorisë, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se Ergys Agasi ka përdorur fonde të lidhura me AKSHI-n për të korruptuar ish-drejtoreshën e SHISH-it, në këmbim të sigurimit të informacioneve sekrete.
SPAK dyshon se transaksionet financiare përmes kompanive private mund të jenë përdorur për të fshehur origjinën dhe natyrën e përfitimeve të paligjshme.
Në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje edhe Ardit Sota dhe Genci Shima, lidhur me marrëdhëniet financiare ndërmjet kompanisë “Fortis Beton” dhe subjekteve në Gjermani.
Të dy kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për punimet e pretenduara dhe se nuk i njohin përfaqësuesit e kompanive gjermane.
Anulimi i transfertës nuk i ka ndalur dyshimet
Pavarësisht se transferta prej 450 mijë eurosh ishte anuluar, SPAK vlerëson se ky fakt nuk e përjashton dyshimin për një përfitim të parregullt të premtuar apo të pranuar.
Sipas dyshimeve të ngritura, përfitimi mund të ketë qenë i lidhur me dhënien e informacioneve sekrete nga ish-drejtoresha e SHISH-it.
Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar nëse transaksionet e dyshimta kanë lidhje me veprat penale të korrupsionit dhe përfitimet e paligjshme nga prokurimet publike.
Deri më tani, këto pretendime mbeten pjesë e hetimeve dhe nuk përbëjnë konstatim përfundimtar të përgjegjësisë penale të personave të përmendur.

T� tjera
-
Ymeri: Ndërmarrja “Trepça” është në minus prej disa vitesh
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar gjendjen e ndërmarrjeve publik...
-
Alarmante shifrat e aksidenteve në Kosovë: 79 të vdekur për tetë muaj
Policia ka bërë të ditur se 79 persona kanë humbur jetën në aksidente të traf...
-
Zvicra ndër tregjet kryesore të eksporteve të Kosovës, 92.2 milionë euro për dhjetë muaj
Zvicra renditet e katërta ndër destinacionet kryesore të eksporteve kosovare,...
-
Pamje të reja nga aksidenti në garat ilegale në Trudë, shtohen dyshimet se ‘Suat’-i u godit qëllimshëm nga ‘BMW’-ja
Pamje të reja nga aksidenti i ndodhur gjatë garave ilegale me vetura në Trudë...
-
Tigrat kthehen në Kazakistan pas 80 vjetësh, por jo të gjithë i mirëpresin
Dy tigra tashmë po bredhin nëpër natyrën e egër të Kazakistanit, gati 80 vjet...
-
Kurti pranon letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi nga Kry...
-
Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit
Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat ...
-
Çfarë ka mësuar Gjermania nga pandemia korona?
Pesë vjet pas koronavirusit, parlamenti gjerman urdhëroi një hetim për atë që...
-
Aksidenti i frikshëm në Trudë, një person kërkon ndihmë mjekësore
Sot në mesditë ka ndodhur një vetaksident trafiku në autostradë, në relacinon...
-
Gjermania drejt presidentes së parë grua? CDU/CSU pritet të propozojë Ilse Aigner
Komiteti Ekzekutiv i Bashkimit Kristian-Demokrat (CDU), nën drejtimin e Kance...
-
Aleanca kërkon mbështetje për prodhimin vendor, kritikon deficitin tregtar prej miliardash
Aleanca ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë, duke vënë në pah defici...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Me udhëheqjen e re serbe do të flasim për normalizimin me Kosovën, por s’ka pse të ndodhë menjëherë
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Edward Ferguson tha se mirëpr...
































