Lajme

Aksidenti i frikshëm në Trudë, një person kërkon ndihmë mjekësore

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 08 November 2026

Sot në mesditë ka ndodhur një vetaksident trafiku në autostradë, në relacinon Mazgit-Trudë, ku është përfshirë një veturë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se përveç dëmeve materiale, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Sot në mesditë Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me një aksident trafiku në autostradë. Njësia për kontroll në autostradë i është përgjigjur menjëherë informatës dhe ka konstatuar se në autostradë, relacioni Mazgit-Trudë, ishte shkaktuar një vetaksident trafiku, ku një automjet ishte i përfshirë. Sipas informatave, përveç dëmeve materiale, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia për kontroll në autostrada është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar rrethanat e tërësishme të këtij vetaksidenti”, tha Hoxha.

-Advertisement-

Të dhënat alarmuese të policisë: 79 jetë të humbura deri më tani

Zëdhënësi Hoxha ka bërë të ditur statistikat shqetësuese të aksidenteve rrugore gjatë këtij viti, ku dhjetëra persona kanë humbur jetën, me një pjesë të madhe të rasteve që janë vetaksidente.

“Gjatë periudhës Janar-Gusht të këtij viti (2026), 79 persona kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor, prej tyre 44 janë shoferë. Nga 74 aksidente fatale gjatë kësaj periudhe, 22 kanë qenë vetaksidente!”, deklaroi ai.

Apel për kujdes dhe respektim të shpejtësisë

Duke marrë parasysh bilancin tragjik në rrugë, Policia e Kosovës ka drejtuar një thirrje urgjente për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, me theks të veçantë për shoferët.

“Andaj kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti nga shoferët e automjeteve, të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë kufizimin e shpejtësisë për të shmangur aksidentet rrugore që shpesh po përfundojnë me pasoja fatale. Policia po punon intensivisht dhe ka shtuar prezencën policore, mbikëqyrjen dhe kontrollin në terren për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore”, përfundoi deklaratën e tij Hoxha.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy