Lajme

Ambasadori britanik në Beograd: Me udhëheqjen e re serbe do të flasim për normalizimin me Kosovën, por s’ka pse të ndodhë menjëherë

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 08 November 2026

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Edward Ferguson tha se mirëpret deklaratat e para të përfaqësuesve të Listës Studentore që fitoi zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Ferguson tha se i ka bërë përshtypje deklarata për dëshirën e përfaqësuesve të rinj për “të punuar në përmirësimin e marrëdhënieve të Serbisë me fqinjtë e saj”.

“Kjo është shumë e mirëpritur, veçanërisht në një moment kur marrëdhëniet me disa vende fqinje nuk janë në nivelin që do të dëshironim”, tha ai në një intervistë për gazetën serbe, Politika.

-Advertisement-

Ambasadori britanik tha se është e drejtë që prioritet i udhëheqjes së re serbe të jetë politika e brendshme.

Por, në një moment, Ferguson tha se ata duhet të flasin për tema komplekse si Kosova, pë të cilën MB dhe Serbia s’ndajnë qëndrimet e njëjta.

“Është plotësisht e qartë se nuk do të pajtohemi për çdo çështje në fushën e politikës së jashtme. Në një moment do të na duhet të bisedojmë për tema më komplekse – si normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, marrëdhëniet e Serbisë me Bashkimin Europian dhe Rusinë, si dhe çështje të tjera. Kjo nuk ka pse të ndodhë menjëherë, por është e rëndësishme të sigurojmë mekanizma dhe struktura efikase që do të na mundësojnë të zhvillojmë bisedime të pjekura, të bazuara në respektin e ndërsjellë”, tha ai.

Ferguson tha se “një nga gjërat që do të doja të nisja në fazën e hershme të bashkëpunimit me qeverinë e re është organizimi i një dialogu strategjik ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Serbisë”.

“Kjo është diçka që e kishim planifikuar, por e shtymë gjatë fushatës parazgjedhore. Prandaj, konsideroj se kjo është një mundësi e mirë që në fazën e hershme të mandatit të qeverisë së re të zhvillojmë bisedime të nivelit të lartë”, tha ai.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy