Lajme

Maunja kishte parregullsi me plombimin, Dogana gjobit shoferin

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 09 October 2026

Një shofer mauneje është gjobitur me 500 euro në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, pasi zyrtarët doganorë kanë konstatuar parregullsi në sistemin e plombimit të automjetit që transportonte mallra për import.

Sipas Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit është vërejtur se sistemi mundësonte ndërhyrje edhe pas vendosjes së plombës, duke mos garantuar sigurinë e mallrave gjatë transportit.

“Për këtë rast është iniciuar procedurë kundërvajtëse doganore, në bazë të Kodit Nr. 08/L-247 për Doganat dhe Akcizat, për mosrespektim të rregullave që lidhen me procedurën e transitit, përfshirë dispozitat për paraqitjen e mallrave të paprekura në zyrën doganore të destinacionit dhe përdorimin e plombave të përshtatshme për sigurimin e identifikimit të tyre. Si rezultat, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh”, thuhet mes tjerash në njoftim./

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy