Lajme

“Mos u bëni sikur s’ka ndodhur asgjë”, Muharremi: Heshtja e institucioneve pas aktgjykimit në Hagë është indiferencë ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 17 September 2026

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar për mungesën e një reagimi serioz institucional që nuk është bërë as në ditën e dytë pas aktgjykimit të shpallur në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Muharremi ka kritikuar institucionet publike, duke thënë se deri më tani nuk është bërë e ditur as ndonjë kohë kur ato do të mblidhen për ta diskutuar aktgjykimin dhe pasojat e tij.

“Institucionet tona publike po sillen thuajse kjo ngjarje ka ndodhur në/për Zelandë të Re dhe nuk ka të bëjë asgjë me ne”, ka shkruar Muharremi.

-Advertisement-

Ai ka ngritur pyetjen se pse nuk është zhvilluar ndonjë takim në nivel të Qeverisë, Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Kuvendit apo Ministrisë së Drejtësisë.

“Mos u bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ky është një aktgjykim që prek drejtpërdrejt Kosovën, të kaluarën dhe të ardhmen”, ka deklaruar ai.

Sipas Muharremit, institucionet e Kosovës duhet të mblidhen, ta analizojnë aktgjykimin dhe pasojat e tij, të koordinohen dhe të përcaktojnë qëndrimet dhe veprimet institucionale.

Në fund, ai e ka cilësuar heshtjen institucionale si indiferencë, duke përdorur tone të ashpra ndaj mungesës së reagimit.

“Heshtja nuk është qëndrim serioz e as shtetëror. Është indiferencë ndaj publikut dhe Kosovës dhe njëfarë tradhtie ndaj së kaluarës sonë dhe ndaj njerëzve që po mbahen atje me dënime monstruoze”, ka shkruar Muharremi./Gazeta Infokus 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy