Lajme

Sala Jashari thirrje partive: Të bashkuar t’i marrim vendimet për Kosovën, ata që s’janë në anën e historisë të deklarohen

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 17 September 2026

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka reaguar pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar reagim institucional dhe bashkim të partive politike.

Jashari ka reaguar edhe më herët gjatë ditës pas shpalljes së aktgjykimit.

Ajo tha se qytetarët ende nuk kanë marrë një përgjigje institucionale, ndërsa kërkesa e tyre, sipas saj, është që spektri politik të jetë i bashkuar në këtë moment.

-Advertisement-

“Ende qytetarët nuk kanë marrë një përgjigje institucionale. Ata kanë vetëm një kërkesë: të jemi bashkë në këtë moment historik për Kosovën”, deklaroi Jashari.

Deputetja e PDK-së u bëri thirrje të gjitha partive politike që të bashkohen për, siç tha ajo, marrjen e vendimeve dhe veprimeve të duhura për vendin.

“Edhe një herë, u bëj thirrje të gjitha partive politike: të bashkuar, t’i marrim vendimet dhe veprimet e duhura për Kosovën. Nëse nuk jeni në anën e historisë, deklarohuni. As nuk do t’ju kërkojmë asgjë”, tha ajo.

Jashari përfundoi duke thënë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në rrugët e Kosovës dhe me qytetarët.

“Do të qëndrojmë edhe vetëm në rrugët e Kosovës, por do të qëndrojmë me popullin”, deklaroi Jashari./Gazeta Infokus

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy