Deputeti shqiptar në Parlamentin malazez: Duhet dokumentuar krimet e Serbisë në Kosovë pas vendimit të Hagës
Autori: Gazeta inFokus
14:22 | 17 September 2026
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Ilir Çapuni, e ka cilësuar të dhimbshëm vendimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Çapuni tha se vendimi është i dhimbshëm për familjet e ish-drejtuesve të UÇK-së, për Kosovën dhe për shqiptarët.
“E ndoqa me vëmendje të madhe ngjarjen e sotme, duke pritur një vendim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së. Megjithatë, vendimi i marrë në Hagë është i dhimbshëm për familjet e tyre, për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët”, deklaroi ai.
Ai theksoi se pas shpalljes së vendimit nevojiten, siç u shpreh, “veprime të qarta dhe strategjike”.
Sipas Çapunit, duhet të sigurohet mbështetje e plotë ligjore në procesin e apelit, të ruhen dhe organizohen profesionalisht arkivat, si dhe të dokumentohen krimet e Serbisë në Kosovë.
Ai kërkoi gjithashtu forcimin e diplomacisë dhe të hulumtimeve akademike, si dhe hartimin e një strategjie të unifikuar për kujtesën historike.
“Një luftë e drejtë për liri kërkon gjithashtu llogaridhënie të drejtë, me qëllim mbrojtjen e së vërtetës”, tha Çapuni.
Ai bëri thirrje që të shmangen “reagimet që ndryshojnë nga dita në ditë” dhe “zhurma pa rezultate”.

T� tjera
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...


































