Lajme

Aktgjykimi i Hagës, Totaj: Shpresoj se Qeveria do t’i hapë sytë

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 17 September 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, ku pritet të diskutohen hapat pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Totaj tha se në takim do të analizohen rrugët institucionale dhe veprimet që mund të ndërmerren pas aktgjykimit.

“Çfarë vendimi do të çojmë përpara nuk e di, por kemi një takim, do t’i analizojmë hapat e ardhshëm, si do të veprojmë, si do të sillemi, sepse është një moment i rëndësishëm i cili e definon të ardhmen tonë si shtet. Do të bisedojmë, do të diskutojmë rrugë institucionale, marrjen e këtij vendimi”, tha ai.

-Advertisement-

Totaj shprehu shpresën se Qeveria e Kosovës do ta rishikojë qasjen e saj, duke e përmendur edhe çështjen e fondeve për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

“Sinqerisht, kam një shpresë se Qeveria do t’i hapë sytë, do të përballet me realitetin dhe do të japë një kontribut më serioz, sepse e dimë si janë sjellë. I kanë ndalur fondet e mbrojtjes dhe mund të ketë qenë edhe ai një element rëndues për këtë vendim në gjykatë”.

I pyetur nëse ka informacione për mundësinë e zhbërjes së Gjykatës Speciale, Totaj tha se nuk ka informacione për ndonjë nismë të tillë.

“Nuk e di, s’kam informacion se ka një nismë të tillë, por në mbledhje do ta vlerësojmë a është e mundur, sepse, me sa kam informacione, duhet edhe votat e komuniteteve jo-shumicë. Nëse ka pengesa të kësaj natyre, atëherë është e parealizueshme”, tha Totaj./

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy