Lajme

Pas aktgjykimit, Thaçin e viziton i vëllai: Vendimi i sotëm nuk ia ka humbur besimin

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 16 September 2026

Pas vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Idriz Thaçi, e ka vizituar atë në njësinë e paraburgimit.

Pas takimit, ai ka treguar se vendimi nuk ka ndikuar në qëndrimin dhe stoicizmin e ish-presidentit Thaçi, duke thënë se vazhdon ta ruajë besimin përkundër vendimit të sotëm.

Vëllai i Thaçit ka treguar se ai ka kërkuar nga familjarët, miqtë dhe qytetarët që të vazhdojnë ta ruajnë besimin dhe të presin vijimin e procesit gjyqësor.

-Advertisement-

“Ishte mirë dhe stoik. Vendimi i sotëm nuk ia ka humbur besimin”, ka thënë Idriz Thaçi për “Nacionale”.

“Presim që kjo padrejtësi të korrigjohet në shkallën e dytë”, ka shtuar Idriz Thaçi.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy