Lajme

Lushtaku: Nuk pranojmë që lufta jonë çlirimtare të barazohet me kri*met serbe

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 16 September 2026

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka cilësuar të padrejtë, të turpshëm dhe të papranueshëm aktgjykimin dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se UÇK-ja bëri luftë të drejtë, çlirimtare dhe të domosdoshme për lirinë e popullit tonë.

“Ne nuk pranojmë që lufta jonë çlirimtare të barazohet me krimet e kriminelëve serbë në Kosovë. Ne nuk pranojmë që historia e Kosovës të rishkruhet nëpërmjet padrejtësisë. E vërteta e luftës së pastër të UÇK-së do të jetojë përherë!”, ka shkruar Lushtaku.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy