Lajme

Altin Krasniqi: Aktgjykimi është i ndikuar nga Serbia dhe aleatët e saj

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 16 September 2026

Altin Krasniqi,djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar pas aktgjykimeve të sotme ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krasniqi ka ngritur pikëpyetje lidhur me kohëzgjatjen e procesit gjyqësor, duke kritikuar mënyrën se si gjykata ka trajtuar dëshmitë dhe dëshmitarët gjatë procesit.

“Pse gjykata e ka tejzgjatur procedurën e gjykimit, nëse nuk u beson dëshmitarëve ose mendon se ata janë intimiduar?”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Sipas Krasniqit, gjykata do ta kishte pasur më të lehtë të mos zhvillonte fare procesin, por të merrte vendime bazuar vetëm në aktakuzën e Prokurorisë.

Ai e ka cilësuar Dhomën e Specializuar si “një gjykatë politike”, duke pretenduar se dënimet e shpallura lidhen me përfaqësuesit politikë të UÇK-së që morën pjesë në Konferencën e Rambujesë.

Krasniqi ka deklaruar gjithashtu se, sipas tij, nuk ekzistojnë prova apo dëshmi që dëshmojnë se UÇK-ja dhe krerët e saj kanë kryer krime.

Në reagimin e tij, ai ka pretenduar se aktgjykimi është ndikuar nga Serbia dhe aleatët e saj.

Deklaratat e Krasniqit paraqesin qëndrimin e tij lidhur me procesin dhe aktgjykimin e sotëm.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy