Lajme

Muharremi: Sonte duhet të qetësohemi, vendimet për Specialen kërkojnë maturi

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 16 September 2026

Analisti politik Shenoll Muharremi ka bërë thirrje për qetësi dhe maturi pas zhvillimeve të fundit, duke theksuar se çdo veprim i ndërmarrë në një situatë të tensionuar mund të prodhojë pasoja të paparashikuara.

Përmes një reagimi, Muharremi ka thënë se rruga e qartë juridike për momentin mbetet ankesa në Apel, ndërsa ka komentuar edhe idenë për zhbërjen e Gjykatës Speciale përmes Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, para një hapi të tillë duhet të analizohet me kujdes se cilat do të ishin pasojat juridike dhe nëse një veprim i tillë do të ndikonte realisht në pozitën e të dënuarve.

-Advertisement-

“Pa e ditë këtë, nuk duhet me nxitu. Çka nëse e zhbëjmë Gjykatën Speciale nesër dhe, në vend se me i ndihmu, ua komplikojmë apo ua rrezikojmë rrugën e Apelit?”, ka shkruar Muharremi.

Ai ka kërkuar që vendimet të mos merren në gjendje emocionale, por pas konsultimit me ekspertë juridikë dhe mbi bazën e fakteve.

“Nuk është kurrfarë ‘tradhtie’ ndaj çlirimtarëve me kërku që vendimet për ta të merren me kokë të kthjellët, me arsye dhe duke e ditë saktësisht se çka prodhojnë”, ka deklaruar Muharremi.

Në fund, ai ka bërë thirrje që sonte të mbizotërojë qetësia, ndërsa hapat e ardhshëm të diskutohen me më shumë maturi dhe ekspertizë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy