Lajme

Jashari: Duhet të gjendet forma për ta zhbërë Gjykatën Speciale

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 16 September 2026

Deputetja e PDK-së Sala Jashari, ka thënë se duhet të gjendet forma për ta zhbërë Gjykatën Speciale, për t’iu dalë në ballë çlirimtarëve.

“Ata që kanë dashur të bëjnë gjithçka për vendin e vet. Kështu që po shpresoj se secili ka me tregu maturi dhe qetësi për shkak se kjo duhet të na bashkojë të gjithëve”, tha Jashari.

Ajo po ashtu iu bëri thirrje protestuesve për qetësi.

-Advertisement-

Deputetja e Partisë Demokratike theksoi se askush nuk e ka për qëllim t’i lëndojë policët.

Një numër i madh i protestuesve ia kanë mësyer qeverisë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy