Lajme

Hashim Thaçi “i çeliktë”, tha “okej” pak pasi mori vesh dënimin

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 16 September 2026

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u dënua sot me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në momentin kur kryegjyqtari Charles Smith e njoftoi për dënimin dhe më pas i kërkoi të ulej, Thaçi tha: “Okej”. Në atë çast, ai buzëqeshi dhe u ul në vendin e tij.

Një reagim i shkurtër, por që u përcoll si një moment i fortë në sallën e gjyqit, përballë një vendimi që shënon një nga momentet më të rënda të procesit gjyqësor ndaj tij.

-Advertisement-

Me të njëjtin dënim u përball edhe Jakup Krasniqi, derisa Kadri Veseli me 18 vjet burgim, e Rexhep Selimi me 13 vjet.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy