Lajme

Reagon Ali Ahmeti pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: “I padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes, beteja vazhdon në apel”

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 16 September 2026

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas vendimit të sotëm ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes.

“Vendimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit është një vendim që e konsideroj të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai ka bërë thirrje për maturi dhe unitet, duke kërkuar që të shmangen tensionet dhe përçarjet.

Ahmeti ka theksuar se UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj shtypjes dhe luftoi për lirinë e Kosovës. Sipas tij, pretendimet e mëhershme për trafikim organesh nuk u shndërruan në akuza në këtë proces.

-Advertisement-

Ai ka përmendur gjithashtu pjesë të vendimit të sotëm, duke thënë se Gjykata i shpalli të pafajshëm të akuzuarit për krime kundër njerëzimit dhe se konstatoi se objektivi i UÇK-së ishte pavarësia e Kosovës.

“Procesi nuk përfundon këtu. Besojmë se mbrojtja do ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit, duke kundërshtuar gjetjet e shkallës së parë dhe duke kërkuar drejtësi deri në fund”, ka shkruar Ahmeti.

Në fund, ai ka përsëritur qëndrimin e tij se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri.

“Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe sakrifica e një populli të tërë nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve. Me besim në drejtësi, beteja vazhdon në apel!”, ka përfunduar Ahmeti.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy