Lajme

Limaj: Vendim i padrejtë e i papranueshëm, ta kthejmë zhgënjimin në bashkim

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 16 September 2026

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Limaj e ka cilësuar vendimin si të padrejtë, të papranueshëm dhe të pamerituar, duke thënë se lajmi nga Haga ka qenë i rëndë për të gjithë.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që zhgënjimin dhe dëshpërimin të mos lejojnë të keqpërdoren, por t’i kthejnë në forcë dhe bashkim për të vazhduar drejt betejave të ardhshme.

-Advertisement-

“Mos të lejojmë që mërzinë tonë, zhgënjimin tonë, dëshpërimin tonë ta keqpërdorë askush kundër vendit tonë, por le ta kthejmë në një forcë e bashkim për të vazhduar drejt betejave të ardhshme, një fitore të plotë”, tha mes tjerash Limaj.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy