Daut Haradinaj: Beteja për drejtësinë do të vazhdojë deri në lirimin e tyre
Autori: Gazeta inFokus
13:25 | 16 September 2026
Daut Haradinaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, shkruan Gazeta Infokus.
Haradinaj ka thënë se beteja për drejtësi do të vazhdojë deri në lirimin e tyre nga të gjitha akuzat.
“Beteja për drejtësinë do të vazhdojë deri në drejtësinë e plotë, deri në lirimin e tyre nga secila akuzë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka deklaruar se UÇK-ja ishte një luftë çlirimtare dhe ka kundërshtuar cilësimin e saj si organizatë kriminale.
“UÇK është e pastër. Lufta e UÇK-së ka qenë çlirimtare dhe nuk ka gjykatë që mund ta dënojë shpirtin çlirimtar”, ka thënë ai.
Haradinaj u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të reagojnë lidhur me mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Kosova dhe institucionet e saj duhet të marrin masa të menjëhershme për mënyrën se si është sjellë kjo gjykatë politike ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës. Heshtja nuk është më e pranueshme”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shtuar se institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin veprimet e nevojshme në mbrojtje të drejtësisë dhe dinjitetit të luftëtarëve të UÇK-së.
“Deri në fund. Deri në drejtësi. Jemi bashkë me ata katër burra atje, me secilin ushtar të UÇK-së”, ka përfunduar Haradinaj./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...































