Lajme

“Është tronditës”, Koci pas dënimit të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Tash duhet qetësi

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 16 September 2026

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë, duke e cilësuar vendimin si “tronditës”.

Koci ka theksuar se bëhet fjalë për aktgjykim të shkallës së parë dhe se të katër të dënuarit kanë të drejtë ankese.

“Dënimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është tronditës

-Advertisement-

Ky është aktgjykim i shkallës së parë. Të katër e kanë të drejtën e ankesës.

Procesi juridik nuk ka përfunduar!”, ka shkruar Koci.

Ai ka bërë thirrje për qetësi dhe maturi në reagimet pas vendimit.

“Tash duhet qetësi. Çdo reagim duhet të jetë i matur dhe dinjitoz”, ka shkruar ai.

Koci ka kërkuar gjithashtu që Kosova të formojë urgjentisht një Këshill Kombëtar, i cili, sipas tij, do ta analizonte aktgjykimin, procesin e ankesës dhe pasojat për historinë e luftës dhe shtetësinë e Kosovës.

Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së u shpall sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy