Lajme

Djali i Thaçit dhe Veselit largohen nga gjykata pa koment/Pamje

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 16 September 2026

Pas shpalljes së dënimeve ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, familjarët e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit janë larguar nga ambientet e gjykatës pa dhënë komente për mediat.

Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, u pa duke u larguar nga salla pas përfundimit të seancës. I mërzitur, ai nuk pranoi të komentojë vendimin e trupit gjykues, i cili e dënoi babain e tij me 25 vite burgim.

Edhe Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, u largua nga gjykata pa bërë deklarata për mediat. Kadri Veseli u dënua me 18 vite burgim.

-Advertisement-

Në aktgjykimin e shkallës së parë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u shpallën fajtorë për një sërë krimesh lufte.

Thaçi u dënua me 25 vite burgim, Veseli me 18 vite, Selimi me 13 vite, ndërsa Krasniqi me 25 vite. Në total, dënimet e katër ish-krerëve të UÇK-së arrijnë në 81 vite burgim.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy