Lajme

Aleanca pret vendim lirues për katër ish-krerët e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 15 September 2026

Aleanca ka zhvilluar sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm, ku janë diskutuar zhvillimet politike në vend, konsolidimi i brendshëm organizativ dhe procesi gjyqësor në Hagë.

Gjatë mbledhjes, Këshilli ka shqyrtuar dhe miratuar raportin e punës së Kryesisë së Aleancës, duke vlerësuar angazhimin në terren dhe organizimin e strukturave të partisë.

Në prag të vendimit të nesërm të Gjykatës Speciale, Aleanca ka shprehur bindje të plotë në, siç thotë, luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

-Advertisement-

“Sot, Aleanca ka zhvilluar takimin e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm, në të cilin u trajtuan temat bosht të zhvillimeve politike në vend, konsolidimi i brendshëm organizativ, si dhe vendimi për procesin në Hagë. Në pjesën e parë të mbledhjes, Këshilli ka shqyrtuar dhe miratuar raportin e punës së Kryesisë së Aleancës, duke vlerësuar lart angazhimin në terren dhe dinamikën e re të organizimit të brendshëm strukturor. Në prag të shpalljes së vendimit të nesërm nga Gjykata e Hagës, Këshilli i Përgjithshëm dhe të gjitha strukturat e Aleancës, shprehin bindjen e plotë dhe të palëkundur në luftën e drejtë, të pastër dhe të shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aleanca vlerëson se pastërtia e luftës tonë për liri është e padiskutueshme dhe e mbrojtur historikisht. Prandaj, nesër, presim vendim lirues për katër udhëheqësit e UÇK-së,” thuhet në komunikatën e Aleancës.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy